Për 24 orë 2 aksidente më fatalitet, dhjetëra me të lënduar e mijëra tiketa për kundërvajtje

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dy aksidente më fatalitet, ndërkohë që janë regjistruar edhe 19 aksidente me të lënduar dhe 30 me dëme materiale.

Gjatë kësaj kohe Policia e Kosovës ka shqiptuar 1415 gjoba për kundërvajtësit në trafik, kurse 355 gjoba janë shqiptuar për mosrespektim të masave antiCovid.

Në po këtë periudhë kohore janë arrestuar 28 persona, prej tyre 14 janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit.