FFK-ja mbështet UEFA-n, kundër krijimit të Superligës Evropiane

Federata e Futbollit të Kosovës është në mbeshtetje të UEFA-s dhe kundër krijimit të Superligës Evropiane.

FFK-ja ka publikuar në faqen zyrtare deklaratën e UEFA-s, të cilën e ka publikuar pas vendimit të dhënë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Ky vendim nuk nënkupton miratimin ose vërtetimin e të ashtuquajturës “Super ligë”, por përkundrazi thekson një mangësi para-ekzistuese në kuadrin e para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022.”, thuhet në reagim.