Bllokohen rrugët, serbët nuk lejojnë kalimin e kamionëve dhe autobusëve nga Kosova për në Serbi

Qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinje e Merdare.

Siç tregojnë burimet e Indeksonline, ata nuk po lejojnë të kalojnë kamionët dhe autobusët nga Kosova që shkojnë nga pika e Jarinjës dhe Merdares.

Të njëjtat burime thonë se 20 kilometra larg kufirit janë të bllokuara rrugët.

Këto veprime të serbëve vijnë pasi Kosova ka bllokuar hyrjen e mallrave dhe kamionëve serb në Kosovë për shkaqe sigurie pas kidnapimit të tre policëve kosovarë nga ana e Serbisë.