Penzionohet arsimtari Zenel Zogaj, dha kontribut të madh në arsim

Pas një karriere të gjatë dhe të pasur në arsim, Arsimtari Zenel Zogaj është pensionuar këtë javë. Kontributi i tij në fushën e arsimit ka nisur që në vitin 1984 dhe ka vazhduar deri më tani, duke shërbyer në tri komuna të Kosovës: Malishevë, Suharekë dhe Klinë.

Arsimtari Zogaj njihet për përkushtimin dhe punën e palodhur me brezat e rinj, duke lënë një gjurmë të thellë në komunitet. Ai ka dhënë kontribut të veçantë edhe gjatë kohës së luftës, në Fshatin Turjak të Malishevës, duke mbështetur edukimin dhe aktivitetet për fëmijët në rrethana shumë të vështira.

Bashkëpunëtorët dhe komuniteti i nderojnë përkushtimin e tij dhe e falënderojnë për gjithë punën e bërë gjatë dekadave të shërbimit në arsim. Penzionimi i tij shënon fundin e një epoke të përkushtimit dhe fillimin e një kapitulli të ri në jetën personale.
Ndryshe, Zogaj ka dhënë kontribut të veçantë edhe gjatë kohës së luftës, duke mbështetur, së bashku me familjen e tij, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në fshatin Turjak.