Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Spanjën

Përfaqësuesja e Kosovës është duke zhvilluar stërvitjen e fundit përpara ndeshjes ndaj Spanjës, e cila luhet nesër me fillim nga ora 20:45,

Kosova do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës “Katari 2022” ndaj Spanjës në stadiumin e Sevillas “La Curtuja”,

Një ditë përpara ndeshjes, Kosova ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit, ku vëmendje ka marrë lojtari Valon Berisha, i cili po stërvitet i vetëm pa skuadrën.

Në konferencën për shtyp, trajneri Bernard Challandes ka thënë se pas stërvitjes do ta kuptojnë nëse do të jetë ai në gjendje të luaj apo jo.

Berisha ka pësuar një lëndim në ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë dhe akoma nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm.