Pejë i mituri me armë në shkollë, arrestohet për kanosje

Gjatë ditës së djeshme në Pejë është arrestuar një i mitur për kanosje.

I njëjti në shkollë ka shkuar me armë dhe gaz dhe ka kanosur një të mitur tjetër, njofton Klankosova.tv.

“Rr. Esat Mekuli, Pejë, 25.10.2021-15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur pasi që i njëjti ne brendi të shkollës ka kanosur viktimën mashkull kosovar -i mitur. Arma pistolete me gaz e kalibrit 9 mm është konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.