​438 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 438 raste aktive me koronavirus. Më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës. Në kryeqytet janë 92 raste aktive me COVID-19, e pasuar nga Prizreni me 39 raste aktive.

Ndërkohë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit bërë të ditur për një rast të vdekjes nga Komuna e Gjilanit.

Ndërsa, tre qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Dy janë në Komunën e Prizrenit dhe një nga Komunën e Fushë Kosovës.

Në raportin e fundit të IKShPK-së rezulton që 20 qytetarë veçse janë shëruar nga infektimi me koronavirus.