Hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohen nga Prokuroria

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj tha sot se pavarësisht deklaratës fillestare të bashkëshortit të Liridona Ademajt se ka qenë ai që ka urdhëruar vrasjen e saj, nuk mund të jepen detaje të mëtejshme për të mos dëmtuar procedurën.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën.

Ulaj, në një deklarim për mediat në Shqipëri, tha sot se dyshimet çojnë drejt një “vrasje të rëndë”.

“Duhet të kemi parasysh se ndodhemi në fazën e fillimit të procedurës së hetimit dhe vetëm gjatë ditës së djeshme ka qenë seanca dëgjimore që është mbajtur në kuadër të aprovimit të kërkesës së prokurorisë. Dyshimet çojnë drejt një vrasje të rëndë me inskenim të grabitjes dhe nga dyshimet deri tani, këto veprime bashkëshorti i të ndjerës i ka kryer duke e inskenuar si grabitje dhe kishte premtuar shumën e të hollave prej 30 mijë euro. Në fazën që ndodhemi tani, prokuroria në koordinim dhe me policinë dhe institucione të tjera është duke punuar drejt ndriçimit të gjithë këtyre dyshimeve dhe për rokutë arritur ky rast një epilog përfundimtar,” u shpreh Ulaj