Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, përfshihen disa vetura, kamionë e një furgon

Një aksident i rëndë trafiku raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm mbi urën e autostradës në Fushë Kosovë.

Në pamjet e publikuara shihet se në këtë aksident janë përfshirë disa vetura, kamionë dhe një furgon.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident zinxhiror, teksa Policia është njoftuar për rastin.