Pejani kanos policinë, zinet duke vozitur pa patentë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ka kanosur policinë. Sipas raportit të policisë se i dyshuari e ka tё ndaluar drejtimin e automjetit pёr shkak se patentë shoferin e ka nën
masën mbrojtëse (sekuestruar), ndaj tё njëjtit ёshtё shqiptuar gjoba dhe ёshtё kërkuar qё veturën ta drejtoj dikush tjetёr.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 04.10.2023, rreth orёs 20:30, nё rrugën “ Mbreteresha Teutё” nё Pejё, ёshtё ndaluar i dyshuari, i cili ishte duke vozitur veturën me targa vendore, pas verifikimit nga zyratri Policor, rezulton se i dyshuari e ka tё ndaluar drejtimin e automjetit pёr shkak se patentë shoferin e ka nën
masën mbrojtëse (sekuestruar), ndaj tё njëjtit ёshtё shqiptuar gjoba dhe ёshtё kërkuar qё veturën ta drejtoj dikush tjetёr.

I dyshuari nё shenjё revolte nuk ka pranuar qё dikush tjetёr ta drejtoj veturën e tij dhe fillon tё bërtas dhe kanos viktimën (zyratrin Policor).
Personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në raport.