VV do të jetë krah për biznese të vogla

Kandidati për kryetar të Klinës nga VV, Lulzim Dragidella në vazhdën e takimeve me qytetarë, sot ka rastisur të ndalojë edhe dy berberë në qytet.

Dragidella thotë se ka biseduar me ta për kushtet e punës, e që sipas tij bizneset e vogla dhe punësimi i të rinjve është prioritet për VV-në.

Ky është postimi i plotë:

Sot, vazhdova takimet me qytetarë të shumtë, me ç’rast më rastisi të ndaloj tek dy berberë të rinjë në qytet, ku edhe takova qytetarët e Komunës sonë. Aty diskutova rreth kushteve të punës së të rinjëve duke i shqyrtuar bashkë me ta mundësitë e reja për përmirësimin e kushteve, aty ku ka mangësi dhe nevojë për përmirësim. Bashkë me Lëvizjen, është e mundur.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë krah i secilit të ri që ka ide kreative dhe projekte përparimtare, kurse bizneset e vogla janë fokusi ynë, sepse duke i ndihmuar ato do t’i ndihmojmë të rinjëve për të gjetur vende të reja të punës.