Çmimi i rrymës në SHBA, fatura që dëshmon rritjen e saj nga 248%

Në shtetin e New York-ut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës çmimi i furnizimit për kWh për muajin janar për dallim nga muaji dhjetor është rritur për 248% .

Ne një faturë të siguruar nga IndeksOnline, dëshmohet se çmimi për furnizimin për kWh është rritur nga 5.4 cent në 18.8.

Si rezultat, për vetëm rreth 220 khW të shpenzuara fatura mujore është rritur nga 60 dollar në 101 dollar.

Gjatë këtij viti, rritje të çmimeve të energjisë po përjetojnë pothuajse gjitha shtetet.