PDK hap zyrë në Regensburg, Lushtaku: Mërgata po organizohet për rikthimin e madh të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka hap sot zyrën në Regensburg të Gjermanisë ku prezent ka qenë edhe Sami Lushtaku.

Ky i fundit ka shkruar në Facebook se organzimi i mërgatës do ta sjellë rikthimin e PDK-së në mërgatë dhe fitorën e këtij subjekti në Kosovë.

“Sot në Regensburg të Gjermanisë hapëm solemnisht zyrën e kësaj nëndege të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është shëmbull i organizimit në rajonin e Bavarisë, ku ekziston një vullnet dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm i strukturave dhe bashkatdhetarëve për të rritur dhe fuqizuar PDK-në në mërgatë.

Një organizim i tillë i mërgatës sonë do ta sjellë rikthimin e madh të PDK-së në mërgatë dhe rrjedhimisht edhe fitoren tonë në Kosovë!” shkroi Lushtaku.