I jepet lamtumira e fundit Albert Krasniqit i cili vdiq një ditë më parë në aksident

Sot i është dhënë lamtumira e fundit Albert Krasniqit, të riut i cili vdiq në një aksident trafiku gjatë mëngjesit të djeshëm.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se Albert Krasniqi sot është varrosur.

“Shumë e vështirë për të gjithë ne, t’i jepnim sot lamtumirën e fundit Albertit, një djali shembullor, aktivistit tonë të jashtëzakonshëm. Na le shpejt, Albert”, ka shkruar Limaj në Facebook./