Parashikimi i motit për sot

Sot, do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell,

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së