Pamje nga atmosfera në dasmën e MC Kreshës, kështu po duket çifti

Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit disa pjesë nga atmosfera që po mbizotëron në dasmën e reperit MC Kresha.

Sonte kemi një nga dasmat më befasuese në estradën tonë.

Reperi Mc Kresha po i jep fund beqarisë dhe ai po feston martesën e tij me Erzinën i rrethuar me familjarë e miq të ngushtë, në një hapësirë të bukur të dekoruar nga Grand Dekor.

Erzina duket shumë e lumtur teksa bëri hyrjen në ceremoninë e organizuar, në një fustan aspak tradicional i cilin i shkon shumë, ndërsa reperi e priti me fytyrë të qeshur.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte i pranishëm në dasmë për të kurorëzuar çiftin, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa të pranishëm në dasmë janë shumë miq e bashkëpunëtorë të afërt të reperit, ndër ta edhe Lyrical Son, Ledri Vula, Lumi B, BigBang e të tjerë.