Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Muhamet Sadrijit nga Peja: Është me sindromën Down

Muhamet Sadrija nga Peja, mëngjesin e së enjtes është larguar nga shtëpia e tij në “Taphone” dhe nuk është kthyer më.Muhameti është me sindromën Down.

Vëllai i tij Xhaviti, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje për ndihmë, për gjetjen e tij.

Sipas Xhavitit, vëllai i tij komunikimin e ka të vështirë dhe nuk posedon asnjë dokument me vete.

“Të dashur miq ky djalë është vëllai im. Sot qe nga mëngjesi nuk është kthyer ne shtëpi në Pejë. Jemi shumë të shqetësuar për fatin e tij ngase vuan nga sondomi Down dhe komunikimin e ka të vështirë. Nuk posedon ndonjë dokument identifikimi me vete sot fatkeqësisht. Ju lutem kushdo e sheh të lajmërojë në numrin e dhënë me poshtë apo dhe mua”, shkroi Sadrija.

Luten ata që e shohin të kontaktojnë në 049 944 471./