Home Blog Page 667
Një përleshje fizike që dyshohet se eskaloi në përdorim të armës mëngjesin e sotëm, te Gizzi Grill në Veternik, la të plagosur disa persona. Siç mëson Sinjali, tre persona janë qëlluar me armë zjarri dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një burrë dhe dy vajza. Viktimat po...
Nesër në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell, me temperatura deri në 35 gradë Celsius. Mirëpo, sipas Institut Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës do të ketë edhe vranësira të shpërndara. “Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se më 14 apo 15 gusht pritet që “të hapet dhunshëm” Ura e Ibrit. Vuçiq, sipas B92’shit serb, “pret traziara në Kosovë”, përcjell Insajderi. Ai ka thënë se pret nga misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR-i që të reagojë. Me datë 14 dhe 15 priten trazira në Kosovë dhe hapja e dhunshme e urës në...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka prishur marrëdhëniet me Shqipërinë, duke i ndalur pensionet për luftëtarët shqiptarë. Sipas Haradinajt, historia do ta njohë Albin Kurtin si “njeriun që e ka rekrutuar armiku”. Kreu i AAK-së insiston se Kurti është i rekrutuar nga Serbia, teksa përmend, siç i quan ai, dëmet...
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, ndërsa trupi iu dorëzua familjarëve pas mëse tri javësh. Trupi i Hajrizit është sjellë në vendlindjen e tij, në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, rreth mesditës. Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, shumë qytetarë tashmë kanë nisur të mblidhen për ceremoninë e...
Vetëm një rast me virusin e Nilit është konfirmuar në Kosovë. Infektologët thonë se nuk ka vend për shqetësim, por këshillojnë qytetarët që të kenë kujdes. Pas raportimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik se është konfirmuar rasti i parë me virusin e Nilit, nuk ka pasur raste të tjera në Kosovë. "Në aspektin epidemiologjik, kemi një situatë të qetë sa...
Faton Hajrizit sot do t’i jepet lamtumira e fundit. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00, në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt. Kjo u bë e ditur nga vëllai, Artan Hajrizi, në rrjetet sociale. Faton Hajrizi, u vra nga policia serbe më 19 korrik, disa javë pasi ishte arratisur nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin. Dyshohet...
Vera sjell numër të madh të bashkëatdhetarëve që vijnë në Kosovë për t’i kaluar pushimet. Andaj, kjo edhe rrit qarkullimin në pikat kufitare. Nga të dhënat e fundit, Qendra për Menaxhim Kufitar e MPB-së tregon se mëngjesin e së dielës fluks më të madh në pikat kufitare ka në Merdarë. Në këtë pikë sipas kësaj qendre pritjet shkojnë deri në 1 orë,...
Dje ka nisur sezoni i ri futbollistik në Kosovë, me ndeshjet e Superligës. Ferizaji e mposhti Feronikelin ‘74 me rezultat 2-1, ndërsa Llapi e Gjilani, u ndan baraz 1-1. Sot zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera të javës së parë të Superligës. Në stadiumin e qytetit në Suharekë, kampioni në fuqi, Ballkani është nikoqire e Dukagjinit, ndeshje e cila nis nga ora...
Derisa në urën mbi lumin Ibër po punohet, këtë fundjavë, Mitrovicën si destinacion për vizitë e kanë përzgjedhur qytetarë nga vende të ndryshme. Ata mes tjerash kërkojnë hapjen e urës. “Jemi shumë të gëzuar që ka me u hapë më në fund ura. Nga Ferizaj kam ardhur enkas ta pi një kafe dhe ta vizitoj veriun”, ka thënë njëri nga...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS