Plagoset një person në një nga diskotekat e Prishtinës

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në orët e para të së enjtes në një nga diskotekat e Prishtinës.

Policia ka konfirmuar se ka marrë informatën rreth orës 4 të mëngjesit për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia ka nisur hetimet për të arrestuar personin/personat e përfshirë në këtë ngjarje.