Home Blog Page 2290
Delegacioni kosovar ka patur disa takime në Bruksel muajve të fundit në kuadër të bisedimeve me Serbinë, të udhëhequra nga BE-ja. Por, njëri ta ka patur epilog shqetësues. Burime brenda Policisë bëjnë të ditur se javë më parë në Bruksel delegacionit kosovar i është vjedhur çanta. Madje, dokumentet që ndodheshin në çantë ishin konfidenciale në të cilat kishte material për...
Punëtorët e Telekomit kanë paralajmëruar protesta e greva nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr asnjë hap për t’i zhbllokuar llogaritë dhe kthimin e mjeteve në llogarinë e Telekomit, të cilat janë bllokuar e tërhequr nga kompania “Dardafon”, kompania amë e Z-Mobile, si pasojë e borxhit ndaj saj. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, i ka bërë thirrje...
Tashmë Gjermania ka hyrë në izolim të pjesshëm me kufizime të shumta të kontakteve, mbyllje restorantesh dhe kufizimi i rreptë i aktiviteteve: prej së hënës në Gjermani futen masa të reja në luftimin e pandemisë Corona. Për një muaj rresht në Gjermani do të ketë mbyllje të objektet e kulturës dhe aktiviteteve në kohë të lirë. Kafenetë dhe restorantet do të...
Qeveria ka kërkuar nga subjektet hoteliere e gastronomike që të respektojnë masat në mënyrë që të evitohet mbyllja konkrete. Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri ka takuar sot Odën Hoteliere Turistike të Kosovës. Tahiri ka thënë se pas marrjes së vendimit, ekziston mundësia e rishikimit të këtyre masave. “Unë i kam dy porosi për të gjitha subjektet hoteliere e gastronomike. Ju lutem respektoni...
Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të vazhduar shqyrtimin e pikave të mbetura nga seanca e kaluar. Pika e tretë në rend të ditës është debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës. Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër...
Policia e Kosovës ka njoftuar sot përmes një komunikate se kanë shpëtuar dy qytetarë që derisa ishin duke shëtitur në Prevallë kishin rënë në një humnerë 30 metra të thellë. Me datë 01 nëntor 2020 rreth orës 14:00min., policia në Prizren ka pranuar një informacion se dy persona të gjinisë femër përderisa ishin duke shëtitur në Prevalle, duke mos e...
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur kritik ndaj qeverisë Hoti për shpërfillje të interesave të shqiptarëve në komunat veriore të Kosovës. Selimi në seancën parlamentare ku po debatohet për problemet e banorëve shqiptarë në atë zonë tha se fatin e tyre ekzekutivit ia ka lënë në duar Listës Serbe për të treguar çka kanë...
Një tender për pastrimin e shtratit të lumit “Hogosht”, i iniciuar nga Qeveria Haradinaj, është anuluar nga Qeveria Hoti. Kjo procedurë e prokurimit publik, e nisur nga ish-Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – asokohe e udhëhequr nga Fatmir Matoshi i AKR-së – është anuluar nga Ministria e Ekonomisë. Ministria e udhëhequr nga Blerim Kuçi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,...
Ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook se në muajin shtator ka dorëzuar kërkesën për t`u liruar nga detyra e ambasadorit. Ai ka thënë se ka qenë nder dhe kënaqësi e veçantë të shërbejë si ambasador i Kosovës në Bullagari. Kujtojmë se Cana ishte në mesin e ambasadorëve që ishte propozuar tërheqja...
Kryeministri Avdullah Hoti i ka kërkuar kryesuesit të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq që të heq vizat me Kosovën si dhe hapjet e zyrave ndërlidhëse në mes të dy shteteve. Këto kërkesa kryeministri Hoti i drejtoti përmes lidhje telefonike që kishte me kryesuesin e presidencës boshnjake, Xhaferoviq. “Kryeministri Hoti e ka falënderuar z. Džaferović për nismën e tij për...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS