Deputeti i VV-së, Simiçit: Ju keni vrarë, masakruar e dhunuar në Kosovë

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të vazhduar shqyrtimin e pikave të mbetura nga seanca e kaluar.

Pika e tretë në rend të ditës është debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i ka thënë deputetit Igor Simiq nga Lista Serbe, se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe nuk ka kërkuar falje.

“Mënyra se si jeni këtu është jodemokratike, votat që i merrni i merrni me shantazh – këtë e dimë. Ju nuk keni kërkuar falje për gjenocidin që keni bërë në Kosovë. Ju keni vrarë në Kosovë, keni masakruar, keni dhunuar, keni bërë gjenocid. Kur kërkoni falje si komb; atëherë jemi në rregull në kuptimin e kërkim faljes”, ka thënë Rexhaj