Home Blog Page 2189
Mbrëmë rreth orës 22:50, në rrugën “Ilir Konushefci” hajni me maskë ka hyrë në një pompë të derivatve. Ai kanë kërcënuar me thikë punëtorin që ishte aty dhe i kanë grabitur 900 euro, transmeton Indeksonline. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Tre persona janë arrestuar të shtunën pasi kanë sulmuar fizikisht katër persona personel mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në emergjencën e komunës së Prizrenit, në rrugën “Ekrem Rexha”. Njoftohet se të dyshuarit kanë sulmuar sepse, sipas tyre, stafi mjekësor nuk kishte trajtuar rastin e lëndimit të njërit prej tyre. “Është raportuar se në emergjencë ka ndodhur një përleshje në mes të tre të...
Për shkak të mos përfilljes së Ligjit antiCOVID, disa qytetarë janë gjobitur nga Policia e Kosovës. Sipas raportit të policisë, brenda 24 orëve janë gjobitur 677 persona. Kujtojmë se në muajin gusht ishte miratuar Ligji Anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi. Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro.
Në 24 orët e fundit janë raportuar tri grabitje, shuma parash te gatshme, në vlerë rreth 2600 euro. Grabitja e parë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku disa femra kanë raportuar se në vendin e tyre të punës një person i maskuar i ka vjedhur 500 euro. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, rreth orës...
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur një revole dhe një thikë. Rasti ka ndodhur të shtunë në Prishtinë në rrugën “Imzot Nikë Prela”, ku vozitësi i veturës Citroen, ka pasur me vete një revole të tipit Cervena Zastava të kalibrit 7.65 mm, tetë copë fishek dhe një thikë. “I dyshuari...
Gazeta e madhe në Spanjë, ‘MARCA’ ka nda pak kohë që t’ia kushtojë një shkrim të gjatë Kombëtares së Kosovës. Gazeta përmend faktin se Kombëtarja jonë ende nuk mund të luajë me futbollistë që kanë lindur pas viti 2008 kur edhe Kosova fitoi pavarësinë. Ata shkruajnë tutje, ku tregojnë historinë se si futbollistët si Rashica, Muriqi, Ujkani, Berisha ishin shpërngulur nga...
Shkatërrohet banda e drogës që drejtohej nga shqiptarët në Belgjikë. Në kuadër të këtij aksioni u arrestuan 11 persona, mes tyre 9 janë burra dhe 2 gra, ndërsa nuk dihet se sa janë shqiptarë. Mediat e huaja raportojnë se një prej të arrestuarve shqiptarë u plagos rëndë, pasi teksa tentoi t’i shpëtonte policisë u hodh nga një lartësi e lartë. Policia ushtroi...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.501 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 345 raste pozitive. Sipas Institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, kështu duke e çuar numrin total...
Analisti Armend Muja këtë javë ka qenë i ftuar në emisionin “Personale”. Muja i cili është i njohur për publikun për saktësinë e parashikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë e më gjerë ka bërë edhe një analizim të situatës elektorale në nivel vendi. Ai thotë se këto matje janë bërë në muajt tetor e nëntor ku bashkë me Podujevën është...
Nazlije Sherifi vuan nga skleroza glomerulare fokale e cila ia ka dëmtuar veshkat. Kjo është arsyeja që asaj i duhet transplanti i veshkës. Kjo ndërhyrje duhet të bëhet në një spital në Turqi dhe do të kushtojë rreth 200 mijë euro. Këtë shumë familja e ka të pamundur ta sigurojë, prandaj në disa pika në qytet po mblidhen fonde nga vullnetarë. Ndoshta...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS