Home Blog Page 1750
Kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, disa zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Istogut, Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike, është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Dukagjinit ku cak i tyre janë personat e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsionit. Lajmi është në përditësim, pasi ende nuk dihen detajet.
Ka kaluar një javë që prej ngjarjes tragjike në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë tre persona, dy prej të cilëve nxënës. Ditën e sotme, janë bërë një javë që prej sulmit të së premtes së kaluar, mbi një autobus që po qarkullonte nga Gjakova në Deçan. Ky sulm, që la dy nxënës dhe shoferin e vrarë, nuk është zbardhur...
Ka ende dhjetëra pyetje në lidhje me variantin e ri të COVID-19, i cili po konsiderohet si variant me shumë mutacione. Shkencëtarët po punojnë gjatë gjithë kohës për të zbuluar nëse me të vërtetë përhapet më shpejt, shmang imunitetin ose ndryshon ashpërsinë e sëmundjes. Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se shumica e njerëzve nuk po sëmuren rëndë nga...
Një familje shqiptaro-amerikane ka mbetur e izoluar në Rugovë të Pejës, pasi thonë se kompania e kontraktuar nga komuna nuk e hoqi borën edhe 400 metra më lartë në rrugë. Dede Nikolla thotë se janë të bllokuar dhe kërkon ndihmën e Komunës së Pejës. Jemi dy shqiptaro-amerikanë, jetojmë në Stankaj-Rugovë, por nuk po mund të lëvizim pasi rrugën e kanë pastruar...
Në Old Trafford zhvillohet ndeshja kryesore e xhiros së 14-të në Ligën Premier ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit. Djajtë e Kuq pozicionohen në vend të dhjetë në renditje me 18 pikë të fituara, nga pesë fitore, tri barazime dhe pesë humbje. Topçinjtë janë në vend të pestë në tabelë me 23 pikë të grumbulluara, nga shtatë fitore, dy barazime dhe katër...
Fati i saj ndryshoi para 19 vjetësh. Atë ditë kur familja kishte vendosur që vajzën e saj 33 vjeçe ta martojë me shkues. Jeta u kthye në tmerr për gruan nga Klina, e cila ka vendosur të rrëfejë jetën e saj të trishtë, për dhunën që përjetoi 17 vjet rresht nga bashkëshorti i saj, i cili ka probleme mendore. Këtë e...
Arian Osmanaj ka nevojë për ndihmën tuaj. Familja e tij në pamundësi të kushteve ekonomike ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe humanistëve. Misin Osmanaj ka thënë se as analizat e nevojshme s'kanë mundësi të ia bëjnë. Ariani është 5 vjeçar dhe po vuan nga një sëmundje, një vrimë në gojë çka se nuk mund ta flas asnjë fjalë. Numri i gjirollogarisë:...
Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka marrë premtimin nga ana e Komisionit për Shëndetësi se Ligji i Pagave do të shkojë në Kuvend në fillim të vitit të ardhshëm. Po ashtu, ata janë siguruar se do të ketë ndryshim të koeficientit për infermierët, sipas kërkesës së tyre. Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Shoqatës së Infermierëve, Përparim Berisha, pas...
Drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë. Ky është ndalimi i pestë që nga fillimi i vitit që Kosova po i vendos Petkoviqit, i cili është edhe kryenogociator i palës serbe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Novosti. Petkoviq, mëngjesin e sotëm ka qenë në vendkalimin kufitar në Merdare, por...
Ka vdekur Kade Berisha, nënë e dëshmorit Ramiz Berisha. Varrimi i të ndjerës bëhet me datë 02.12.2021 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Dush të Klinës.

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS