Policia ndërpret një aheng familjar në Klinë, pas të shtënave me armë

Ndonëse janë ndaluar tërësisht me vendim të Qeverisë së Kosovës, ahengjet e dasmat po zhvillohen tinëz. Por një aheng që ndodhi mbrëmë, nuk i shpëtoi Policisë pasi u dëgjuan të shtëna me armë zjarri,

Gazeta ka mësuar prej burimeve në Polici se ahengu u zhvillua dje në fshatin Gjurgjevik i madh në Klinë.

Një person u arrestua pas shtiu me armë zjarri gjatë ahengut.

Në vendin e ngjarjes, Gazeta mëson se është konfiskuar arma Ekol Special me një karikator dhe 13 gëzhoja.

Ndaj të dyshuarit është shqiptuar një tiketë për mosrespektim të masave antiCOVID.