Unitedi dhe Arsenali zhvillojnë kryendeshjen e xhiros – formacionet zyrtare

Në Old Trafford zhvillohet ndeshja kryesore e xhiros së 14-të në Ligën Premier ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit.

Djajtë e Kuq pozicionohen në vend të dhjetë në renditje me 18 pikë të fituara, nga pesë fitore, tri barazime dhe pesë humbje.

Topçinjtë janë në vend të pestë në tabelë me 23 pikë të grumbulluara, nga shtatë fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet dy skuadrave që synojnë pozitat e para në renditje.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Dalot, Maguire, Lindelof, Telles; Fred, McTominay; Rashford, Bruno Fernandes, Sancho; Cristiano Ronaldo.

Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Nuno Tavares; Partey, Elneny; Martinelli, Odegaard, Smith Rowe; Aubameyang.