Home Blog Page 161
Policia ka dhënë detaje për arrestimin e mjekut në Vushtrri për marrje ryshfeti. Ai dyshohet se ka kërkuar 10 deri në 50 euro për të lëshuar raporte për pushime mjekësore. Ai është dërguar në mbajtje. “MARRJA E RYSHFETIT& KEQPËRDORIM I POZITËS APO ATORITETIT ZYRTAR- Vushtrri / 19.08.2025 – 2025. Më 28.10.2025 nga njësitë relevante të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar...
Seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë mund të ketë përplasur ashpër Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin. Por, LVV-ja dhe AAK-ja janë më të afërta se kurrë në nivelin lokal, Vetëm sot, këto dy parti kanë lidhur jo një, jo dy, por tri koalicione në tri qytete. Pas koalicionit mes LVV-së dhe AAK-së në Pejë dhe Junik, radhën e pati qyteti...
Gështenjat janë një ushqim ideal për këtë periudhë të vitit, të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Ato janë të pasura me vitaminë C — gjysmë filxhani gështenja të freskëta sigurojnë rreth 35–45% të nevojës ditore për këtë vitaminë. Kur i zieni ose i piqni, gështenjat humbasin pak vitaminë C, por mbeten të dobishme. Për të ruajtur më shumë nga kjo...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje të enjten në orën 14:00. Në rend dite janë dy pika. Anëtarët e Kryesisë do të zhvillojnë konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit. Po ashtu, ata do të diskutojnë rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, si dhe atë të Zubin-Potokut.
Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës së 11-të në Superligën e Kosovës. Ballkani, po udhëheq si mysafir ndaj Malishevës me rezultat 0-1 pas golit të shënuar nga Almir Kryeziu. I njëjti rezultat është edhe në Gjilan, ku Dukagjini po udhëheq ndaj Gjilanit pas supergolit të Mërlakut nga gjuajtja e lirë. Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në...
Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. Të pranishëm në këtë ushtrim janë ministri në detyrë i Mbrojtjes, EjupMaqedonci, dhe gjenerali BekimJashari. Ndërsa, nuk po marrin pjesë komandantja e përgjithshme e FSK-së, presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, raporton Ekonomia Online. Ushtrimi po zhvillohet në poligonin ushtarak “Babaj i Bokës” në Gjakovë.
Presidenti Donald Trump dhe kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, nënshkruan një marrëveshje kornizë mbi metalet e rralla dhe mineralet kritike. Ashtu si SHBA-të, Tokio po nxiton për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me minerale kritike, ndërsa Kina, prodhuesi dominues i metaleve të rralla, ka intensifikuar kontrollet e eksportit dhe kërcënon furnizimin global. Japonia ende mbështetet te Kina për rreth 70%...
Këtë javë, nxënësit e Kosovës do t’i largohen për pak ditë bankave të shkollës. Sipas Kalendarit zyrtar të vitit shkollor 2025/2026, nga 29 deri më 31 tetor, ata do të kenë pushimin vjeshtor. Pas këtij pushimi, procesi mësimor do të vazhdojë të hënën, më 3 nëntor, në të gjitha institucionet arsimore të vendit
Klubi i Premierligës, Sunderland ka lavdëruar mesfushorët e tij, Granit Xhaka dhe Noah Sadiki, duke i quajtur si ”motor” të skuadrës, pasi ata kanë përshkuar më shumë terren se kushdo tjetër në Premier League këtë sezon. Sipas të dhënave të publikuara nga klubi, Xhaka kryeson listën me 100.83 kilometra, ndërsa menjëherë pas tij renditet Sadiki me 100.14 kilometra., shkruan IndeksOnline. Lista...
Një ndeshje e madhe e futbollit, plot emocione tek lojtarët në fushë dhe bankat rezervë të dy ekipeve, për të fituar Kupën e Diasporës që është tejet e rëndësishme për të dy klubet. FC Kosova nga Düsseldorfi ishte nikoqire e kësaj Kupe kundër FC Kosova nga Gjeneva e Zvicrës, të organizuar nga Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe Unioni...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS