Organizohet homazh përkujtimor në nderim të dëshmorëve të Komunës së Klinës

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, dhe në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta, do të organizohet një homazh përkujtimor në nderim të dëshmorëve të Komunës së Klinës, të rënë në Rugovë të Hasit më 27, 28 dhe 29 janar 1999.

Aktiviteti përkujtimor do të mbahet të enjten, më 29 janar 2026, dhe do të nisë në ora 12:00, me vendosjen e luleve tek varrezat e dëshmorëve në Kodrën e Kuqe – Klinë.

Në vazhdim, në ora 13:00, do të bëhet rivendosja e pllakës/medaljonit përkujtimor në nderim dhe kujtim të dëshmorit Ilir R. Merturi, në Parkun Ilir Merturi – Klinë.

Ky homazh organizohet në kujtim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim Xh. Gashi, të cilët ranë heroikisht për lirinë e vendit.

Komuna e Klinës fton qytetarët, familjarët e dëshmorëve dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e tyre sublime.