Operacion i policisë tek “Qarshia e Gjatë” në Pejë, konfiskohen armë të ftohta

Më datë 17 gusht 2023, nё vazhdën e aktiviteteve tё planit Operacioni “Goditja” Stacioni Policor nё Pejё ka realizuar njё operacion, nё rrugën “Qarshia e Gjatё”, nё Pejё.

Duke përfillur procedurat ligjore, pas kontrollit tek personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar:Dy Sprej OC Body Guard, Katёr elektroshok Dimming Light, mjete te mprehta (Thika) boksa metalik.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.