Ballkani synon kualifikimin në play-offin e Ligës së Konferencës

Sot, duke filluar në orën 18:00, skuadra e Ballkanit do të luajë me Lincoln Red Imps, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshja do të zhvillohet në “Victoria Stadium” në Gjibraltar, ku gjyqtarë kryesor i këtij takimi do të jetë Kristoffer Hagenes nga Norvegjia,

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, ndeshjen e parë e fitoi me rezultat 2:0 me golat e Meriton Korenicës dhe Lorenc Trashit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.