Shoqërohen në polici një mjeke dhe një infermiere në Klinë

Një mjeke dhe një infermiere janë konfrontuar verbalisht mes vete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, dy dyja janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë duke u intervistuar.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se pas intervistimit të dyshuarat do të lirohen në procedurë të rregullt.

“Ka qenë para pak kohe në Qendër të Mjekësisë, një konfrontim verbal në mes të dy punëtoreve të qendrës. Të dyja janë shoqëruar dhe janë duke u intervistuar, pas konsultimit me prokurorin, pas intervistimit të do të lirohen në procedurë të rregullt. Po punëtore të stafit, një mjeke dhe një infermiere”, ka thënë Gashi

SHARE