Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për vrasje

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur dhe arrestuar një person nga Mitrovica që dyshohet për vrasje të rëndë.

Policia po kërkon Lundrim Beqirin që dyshohet se kreu vrasjen me datën 30.10.2021, në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

“Informacione për personin në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës”, thotë policia.