Nuk kalon mocioni i PDK-ës për shtyrjen e Ligjit për Pagat

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk arritën ta qojnë para në seancën e sotme të Kuvendit mocionin për shtyrjen nga rendi i ditës të Ligjit për Pagat.

Pro këtij mocioni ishin vetëm 32 deputetë, në mesin e tyre ishte edhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ndonëse bashkëpartiakët e tij nuk morën pjesë në votim.

Tutje, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se do të vazhdojnë me këtë pikë të rendit të ditës.