Njoftim për shfrytëzuesit e ndihmës sociale

Njoftim për shfrytëzuesit e ndihmës sociale

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Klinë, zt. Ilir Bacaj, njofton të gjithë shfrytëzuesit e Asistencës Sociale, se as në këtë muaj (NËNTOR) nuk kanë nevojë të bëjnë riaplikimin për ndihma sociale.

Ja postimi i plotë i zt. Bacaj:

“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 01.11.2020, për masat e veçanta për mbrojtjen nga COVID-19, MPMS, ka pezulluar në një afat të pacaktuar procedurat e ri-aplikimit për familjet përfituese të Asistencës Sociale.

Andaj, bazuar në këtë vendim, njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e ndihmës sociale në Komunën e Klinës, se procesi i ri-aplikimit për muajin nëntor 2020, do realizohet pa prezencën e palëve.”