Një person varet në tarracën e ish-motelit në Pejë

Një person është vetëvarur në tarracën e një ish-moteli në Pejë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po sot në mëngjes rreth orës 06:30 Policia ka pranuar informatë se në rrugën “Zahir Pajaziti”, pikërisht në tarracën e ish-motelit “Dardania” në Pejë, dyshohet se është një person i vetëvarur. Rastit në vendin e ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitë kompetente policore. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, ka thënë Gashi, raporton Gazeta Sinjali.

Ende nuk dihen motivet e vetëvrasjes, ndërsa organet e rendit dhe ato të drejtësisë po merren me rastin