Polici pa maskë, dënon qytetarët në Prizren për mosmbajtje të maskës (Video)

Më 14 gusht, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ligjin antiCOVID-19. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjithë qytetarët që nuk kanë bartur maska dhe nuk kanë respektuar distancën fizike prej 2 metrash jashtë shtëpive-banesave të tyre janë dënuar me 35 euro.

Mirëpo, siç duket ata që duhet t’i dënojnë qytetarët për mosmbajtje të maskës, po e shkelin vetë vendimin,

të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje, ku shihet një zyrtar policor, i cili nuk po mban maskë, por sipas sinjalizuesit po e dënonte pikërisht për mosmbajtje të saj.

Sipas sinjalizuesit, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:35 në Prizren.

Kujtojmë se, Ministria e Shëndetësisë dje ka publikuar udhëzuesin për përdorimin e maskave për mbrojtje nga COVID-19. Në këtë udhëzues tregohet se kur qytetarët duhet që t’i bartin maskat dhe se kur një gjë e tillë nuk është e nevojshme.