Të mërkurën mësohet zyrtarisht data e heqjes së vizave, gazetarja nga Brukseli shpalos detajet se çfarë pritet të ndodh

Për të diskutuar disponimin në Bruksel dhe në vendet anëtare dhe për të analizuar rrugën e mbetur të Kosovës deri në liberalizimin e vizave, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka organizuar një bisedë të hapur të titulluar “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Fillimi i fundit”.

Gjeraqina Tuhina, gazetare korrespodente e televizionit publik në Bruksel tha se grupi punues i Komisionit Evropian pritet të takohet me 16 nëntor ku do të procedoje dokumentin për liberalizimin e vizave.

Sipas saj, nëse nuk do të ketë kundërshtime nga shtetet anëtare, pritet që nga 1 dhjetori i vitit 2023 kosovarët të lëvizin pa viza.

“Kanë tregu përafrim të qëndrimeve të një grupi tjetër të shteteve që kanë insistuar që më gjithë atë kosovarët pavarësisht ETIAS-it ta kenë edhe datën e qartë se kur është momenti i fundit që të nis liberalizimi i vizave. U gjete një formulim i kompromisit në mesë të dy grupeve të shteteve”, pohoi ajo.

Në debatin publik në Prishtinë, Tuhina tha se të mërkurën do të merret përfundimisht vesh nëse data e heqjes së vizave për kosovarët do të jetë 1 nëntori apo 1 dhjetori, 2023.

“I kemi edhe dy ditë deri të mërkurën në orën 14:00 për t’u miratuar data e heqjes së vizave”, tha ajo. “Nëse deri në atë afat asnjë nga shtetet anëtare nuk del me vërejtje, atëherë pas këtij afati nisin procedurat formale dhe nuk ka më kthim mbrapa. Së paku me shpresë se që nga e mërkura e ardhshme do ta dimë datën e saktë të liberalizimit të vizave: se a do të jetë 1 nëntori apo 1 dhjetori”, tha ajo.