Avokati: Dervish Krasniqi nuk ishte polic në kohë lufte (VIDEO)

Dy ditë më parë banorëve të Klinës u shkoi një lajm që nuk e prisnin.

Lirimi nga paraburgimi i ish-policit të para luftës Dervish Krasniqi, ishte i padëshiruar nga klinasit, të cilët pretendojnë se i njëjti i kishte malltretuar.

Por, vendimin e Gjykatës Themelore, e arsyeton avokati mbrojtës, i cili thotë se klienti i tij nuk ishte fare aktiv në kohën për të cilat dyshohet.

Sipas Asdren Bytyqit ”nga viti 1995 i njëjti nuk ka ushtruar funksionin e policit sepse është degraduar nga pozita nga komandanti serb i stacionit”.

E në 1998, sipas Bytyqit, Krasniqi kishte shkuar në pension të parakohshëm, derisa veprat për çka pretendohet se i kreu, kishin ndodhur më 1999.

Avokati, thotë se Gjykatës ia kanë paraqitur 22 prova mjekësore, 8 dëshmitar dhe dy mjek të gjallë, për ta dëshmuar pafajësinë e Krasniqit, derisa për vërtetësinë e deklarimeve të banorëve ka dyshime.

Meqë, sipas tij ”po të kishin qenë të vërteta Prokuroria do t’i merrte si të mirëqena”.

Megjithatë, lënda e personit, i cili sipas palës mbrojtëse, jeton në Klinë, ende nuk ka përfunduar.

Dervish Milicit ishte arrestuar për krime lufte me 2 tetor ku qëndroi në paraburgim prej asaj dite deri më 26 tetor.