Klubi i Boksit “Dukagjini” nga Klina, organizon Turneun Ndërkombëtar kushtuar dëshmorëve: Sylë,Idriz dhe Milazim Balaj

Klubi i Boksit “Dukagjini” nga Klina, organizon Turneun Ndërkombëtar kushtuar dëshmorëve: Sylë,Idriz dhe Milazim Balaj

Pjesa vjeshtotre e garave fillon me turneun memorial nderkombetar kushtuar dëshmorëve “Sylë,Idriz,Milazim Balaj” që e organizon klubi i boksit “Dukagjini” Klinë me 01.Tetor 2022
,në Palestren e Sporteve “Adem Jashari”në Klinë me fillim në ora 15:00.
Drejtori i klubit Hajdin Balaj ka ftuar boksierët nga Kroacia,Maqedonia e Veriut,Mali I Zi,Shqipëria dhe Kosova.
Në program ka paraparë 12 duele që do të jenë me boksier cilsior dhe shpreson e beson se shikuesit do te ndahen të knaqur me cilsin e boksit që do të tregohet në keto duele
Peshimi i boksierëve : 11:00 – 12:00

Gjyqtarë:
1.Agim Shala
2.Marigona Beadini
3.Agron Nushi
4.Luan Krasniqi
5.Fatlum Agushi
Delegat: Sylejman Voca