Haxhiu: Asnjë gjyqtar apo prokuror i dorëhequr nuk do të kthehet në punë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur rreth dorëheqjeve të policëve, gjyqtarëve e prokurorëve serb.

Haxhiu tha se personat që kanë dhënë dorëheqje nuk do të kthehen më në punë. Madje, shtoi se do të hapen konkurse për gjyqtar dhe prokurorë të rinj.

“Disa prej dorëheqjeve kanë mbërri në Këshillin Gjyqësor e disa jo. Personat që dorëhiqen nuk mund të kthehen në sistem. Është goditje që një gjyqtar dhe një prokuror të dorëhiqet për shkak të dirigjimeve nga Vuçiq. Ne po i vuajmë pasojat e qeverive të kaluara. Dorëheqjet duhet të pranohen dhe të hapen konkurset për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj”, tha Haxhiu në konferencën për media.