Formacionet zyrtare: Drenica – Dukagjini

Drenica e mirëpret Dukagjinin në kuadër të javës së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin  “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Drenica aktualisht pozicionhet në vendin e pestë me 17 pikë, dhe dëshiron të rikthehet tek fitorja.

Në anën tjetër, Daukgjini është në të tetin me 15 pikë, dhe synon të vazhdojë me fitore.

Formacionet startuese:

Drenica: Gjokaj, Lushtaku, Veliqi, Hoti, Agyare, Bejta, Dervishaj, Thaçi, Gavazaj, Zeka, Abazi.

Dukagjini: Haxhihamza, Shala, Basriu, Dallku, Hugo, Zabërgja, Morina, Ahmeti, Zulfiu, Merlaku, John.