Klinë, 30 maj- Tashmë përgatitjet për organizimin e Festivali Folklorik “I Këndojmë Lirisë”, në Klinë, që mbahet më 6, 7 dhe 8 qershor të këtij viti, kanë përfunduar.
Në detaje dihet agjenda e festivalit, që nga hapja e Festivalit në Çabiq, në vendlindjen e Komandant Mujë Krasniqit-Kapuçit, e deri të manifestimi konkurrues në Sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, që nga dita e parë e deri të mbyllja e festivalit.
Hapja bëhet te Kulla muze në Çabiq, për të vazhduar në mbrëmje në Sheshin Mijë Krasniqi, ku bina do të jetë ndër më të mirat e deritashme.
Këto të dhëna, në Këshillin Organizativ i paraqiti, drejtori i Drejtorisë Komunale të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Driton Bardheci. Ai shtoi se që nga e hëna do të vendosën flamujt, banerat e mjetet tjera dekorative, ndërkaq që nga e mërkura Sheshi Mujë Krasniqi do të mbyllet për qarkullim të automjeteve.
Në anën tjetër edhe akomodimi për pjesëmarrësit në festival që vijnë jashtë Kosovës është siguruar. Sivjet është edicioni 23-të me radhë i festivalit dhe nis në Çabiq, në vendlindjen e Mujë Krasniqit- Kapuçit, njërit nga komandantët më të shquar të UÇK-së. Në hapjen solemne të festivalit para Kullës muze, më këngë e valle do të paraqitën grupe artistësh rapsodë e instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare.
Në Çabiq shtrohet edhe “Sofra e Çabiqit”, me ushqime tradicionale. Alban Gashi, drejtor i Festivalit, theksoi se bina do të vendoset tri ditë para fillimit të festivalit dhe çdo gjë do të testohet duke filluar nga zërimi si dhe një videol për Mujë Krasniqin. Fatmir Berisha, nga Drejtoria Artistike njoftoi për pjesëmarrësit në festival që do të jenë nga të gjitha trojet shqiptare. Gjithashtu dihen se cilat grupe e ansamble do të paraqitën në natën e parë, të dytë dhe të tretë, që do të jen[ nga 11 sosh. Edhe sivjet mbahet Panairi me produkte vendore, që e organizon Drejtoria Komunale e Bujqësisë, ku me prodhimet e tyre do të paraqitën individ e firma të njohura nga Kosova. Drejtori i kësaj drejtorie, Lorenc Marleku duke treguar për pjesëmarrësit në këtë panair, tha se deri tash janë paraqitur rreth 15 pjesëmarrës.
Hajdin Balaj, kryetar i OVL-së në Klinë, tha se sivjet edhe organizatat e dalura nga lufta kanë bërë përgatitjet e veçanta për festival. Në festival do tjerë krerët e organizatave të luftës në nivel qendror, por edhe të ftuar tjerë të njohur për kontributin e tyre për çlirimin e vendit. Enver Maloku, zëdhënës i festivalit, foli për aspektet e informimit si dhe për gazetën “Lyra”, në të cilën paraqitën, kronikat e festivalit, hapja e festivalit, shënime, reportazhe, biseda e intervista me personalitete të njohura nga fusha e artit dhe e folklorit.
Enver Maloku, zëdhënës i Festivalit