Një dedikim emocional për nënën e “Bijëve të Sefës”

Sot janë bërë katër vite nga dita kur nga jeta u nda nëna e “Bijëve të Sefë Mleqanit” Sadbere Gashi. Një nënë që i dha shumë Kosovës dhe familjes së saj,

Me një dedikim tejet emocional dhe prekës vjen nip i saj Bujar Gashi,i cili nënën Sadbere e quan si lulen e tij të vogël.

Dedikimi i plotë nga Bujar Gashi:

“Lulja ime e vogël.

Gjyshja ime Sadbere Gashi, nëna e Bijve të famshëm të Sefës, gjyshja e qindra nipërve dhe mbesave, sot katër vite pa ty. Ti që përjetove shumë, duke humbur djemtë dhe vajzën tënde,në kohën më të mirë të tyre, atëherë kur zemra thyhet dhe dhemb më shumë, për t’u bërë pastaj nënë dhe baba për shumë prej nesh. Ishe dhe do të mbetesh më e bukura dhe më madhështorja në të gjithë familjen tonë. Lulja që i dha aromën me të mirë shtepisë tonë, ti gjyshja ime”.