Sot parashihen reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës në vend pritet të ketë vranësira, të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore në vise të larta.

Reshje gjithashtu pritet të ketë edhe në viset mesatare dhe të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-13 gradë Celsius.