Nis takimi LVV-LDK

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë kanë mbërritur disa figura të Lëvizjes Vetëvendosje.

KTV-ja raporton se aty kanë shkuar Besnik Bislimi, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë njoftuar ditë më parë se do të ketë takime të tilla për të diskutuar mbi çështjet teknike programore, raporton Koha.net.

Ky takim vjen disa ditë pas takimit të përbashkët që patën Albin Kurti me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin.

SHARE