Ministri Latifi priti në takim shefen e zyrës greke, ja për çfarë biseduan

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot ka pritur në takim shefen e Zyrës së Greqisë në Kosovë, Ambasadoren, znj. Heleni Vakali.

Përmes një njoftimi është bërë e ditur se kanë biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë në Kosovë, Ambasadoren, znj. Heleni Vakali, me të cilën biseduan për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë. Ministri Latifi e ka informuar ambasadoren greke për aktivitetet në procesin e transformimit të shëndetësisë kosovare, sfidat me të cilat ballafaqohet shëndetësia Kosovare dhe mundësitë ku mund të bashkëpunohet me Greqinë në shëndetësi”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie./Gazeta Infokus/