Nis eventi në “Fadil Vokrri” për meçin Krasniqi- Mohammedi, live në Tëvë1 dhe Telkos

Sonte zhvillohet dueli në boks ndërmjet Robin Haxhi Krasniqi si dhe Nadjib Mohammedi, për titullin WBC Silver në pesha gjysmë të rënda.

Ky event që mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmetohet ekskluzivisht nga Tëvë1 dhe Telkos.

Ngjarjen mund ta përcillni live dhe në kanalin e Tëvë1 në Youtube.

Para duelit kryesor, në program janë edhe 7 meçe tjera ku boksierë shqiptarë do të përballen me kundërshtarët e tyre.