Ngriten pak temperaturat, sot vranët dhe diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Edhe sot pritet të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.