Nëna e Rita Orës nuk i ndal fotot në bikini

Nëna e Rita Orës po vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tyre pranë lumit Buna në Ulqin.Kjo verë ka qenë fantastike për Vera Orën.

Nëna e yllit të muzikës, Rita Orës, që nga fillimi i sezonës ka zgjedhur vendet nga më të bukura për të kaluar ditët e nxehta.

Derisa ajo ka filluar verën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qëndruar në hotelet nga më luksozet, shkruan Gazeta Express.

Por, si çdo vit, ajo edhe këtë herë ka lënë disa ditë për të pushuar në shtëpinë që familja ka blerë në Ulqin.

Shtëpia e drurit pranë lumit Buna frekuentohet shpesh nga familja Ora, e Vera duket se aty është duke kaluar ditët më të mira.

Vera po poston vazhdimisht fotografi dhe momente nga këto ditë të bukura, duke e treguar fizikun në formë të mrekullueshme në bikinit nga më të ndryshmet.

Këtë herë Vera vjen me poza nga anija e tyre, ndërsa shihet pamja e bukur nga lumi.