Në Gjermani nga sot përdorimi i kanabisit legal

Në Gjermani fillon sot (01.04.) një epokë e re në politikën ndaj drogave. Sipas ligjit të ri personave nga mosha 18-vjeçare i lejohet në kushte të caktuara të posedojnë sasi të caktuara kanabisi dhe ta kultivojnë dhe konsumojnë atë privatisht.

Të rriturit e moshës 18 vjeç e lart lejohen të posedojnë 25 gramë në ambiente publike. Brenda banesës lejohen deri në 50 gram të kultivuara privatisht. Privatisht lejohet kultivimi i deri në tre bimësh kanabisi. Duke filluar nga 1 korriku 2024 lejohet edhe krjimi i klubeve të kanabisit për ta kultivar atë kolektivisht.

Përfaqësues të policisë presin që legalizimi i pjesshëm i kanabisit më 1 prill do të rrisë ngarkesën e punonjësve të policisë. Disa nga landet federale do të kryejnë më shumë kontrolle.

Po ashtu do të shtohen edhe përpjekjet për identifikimin e tregtarëve të kanabisit për të mbrojtur sidomos fëmijët, të rinjtë dhe adoleshentët./dw