Ndahet nga jeta edhe i plagosuri 41 vjeçar, pas rastit tragjik në Podujevë

Në fshatin Repë të Komunës së Podujevës, ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një person ka humbur jetën, dhe një tjetër është plagosur.

Zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se i plagosuri në fshatin Repë nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë,

 

“I plagosuri në fshatin Repë, i cili ishte sjellë në QKUK, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ai është 41 vjeçar”, tha Krasniqi.

Kjo nuk është viktima e vetme e këtij rasti, pasi mësohet se edhe vëllai i viktimës, që ishte i plagosur, nuk ka mundur t’i bënte ballë plagëve të marra dhe është ndarë nga jeta.

Mësohet se dy familjet, para disa ditësh ishin përleshur fizikisht.

Dorasi jeton së bashku me bashkëshorten në fshatin Repë, ndërsa familja e tij jeton në Angli.

Të dy familjet në Repë jetojnë përballë njëra-tjetrës dhe vazhdimisht kanë pasur probleme.

SHARE